Itali, ekzekutohen me kallashnikov dy shqiptarë

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Mar 2012 ora 1:15pm

PAVIA- Dy të vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci i një konflikti me armë i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vigevano (Pavia), ndërsa mësohet se viktimat janë të dy me origjinë shqiptare, sic raporton Ansa.

Ata janë të moshës 35 dhe 36 vjec, ndërsa emrat nuk bëhen ende të ditur. Sipas Ansës të dy shqiptarët janë vrarë me breshëri plumbash që vinin nga një automatic kallashnikov. Personi i plagosur është rreth të 30-ave por nuk dihet nëse është apo jo shqiptar

Dinamika e ekzekutimit dhe lloji i armës së përdorur, ngre dyshimet tek policia italiane se mund të bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandash rivale shqiptare. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti se, 3 muaj më parë një tjetër i ri shqiptar u ekzekutua me pistoletë në një lokal në Vigevano.

Policia po vazhdon hetimet edhe për këtë vrasje të dyfishtë dhe për një lidhje të mundshme mes vrasjesve.