Itali: Ekzekutuan Kleant Sulkjan, dorëzohen dy shqiptarët

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 10:06pm

RAVENNA, Itali – Pas tentativash të shumta për t’u larguar nga Italia dhe një arratie që zgjati 18 ditë, kanë vendosur të dorëzohen dy vrasësit e 24-vjeçarit shqiptar Kleant Sulkja që u qëllua për vdekje natën e 27 shkurtit në një rrugë qëndrore të Castel Bolognese (foto), provincë e qytetit të Ravenna-s. Kleanti u godit me një plumb në kokë nga një distancë e afërt. Autorët, edhe ata shqiptarë, të dy 25 vjeç, u dorëzuan mëngjesin e sotëm në kazermën e Karabinirëve.

Andi Feneraj dhe Artionil Binkjakaj (ky i fundit është ai që shkrepi armën) e kanë pranuar fajin por pretendojnë se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht. Një grindje e lindur tyre dhe grupit të viktimës për çështje femrash. Sipas mediave italiane, duket se një nga miqtë e të riut të ekzekutuar ngacmonte një mikeshë të autorëve nga Imola.

Identiteti i dy autorëve ishte zbuluar pak orë pas krimit kur Karabinierët kontrolluan banesën e tyre në Imola ku gjetën dhe pasaportat e tyre. Për t’i kapur ishin impenjuar rreth 20 agjentë që punonin në të paktën 4 rajone të Italisë.