Itali, foshnja 16 muajshe me zemër artificiale.

Nga Dinejda
Shkruar ne 23 Maj 2012 ora 5:41pm

ROME - Për herë të parë në botë, mjekët në Itali realizuan me sukses transplantin e një zemre artificiale në trupin e një foshnje 16 muajsh.

Zemra artificiale peshon vetëm 11 gramë, praktikisht sa 5 monedha 1 Cent dhe përbëhet nga një pompë titani, e cila është në gjendje të pompojë deri në 1.5 litra gjak në minutë.

Ndërhyrja u realizua në Spitalin Pediatrik “Bambino Gesù” në kryeqytetin italian.

Sipas mjekëve, fëmija gëzon shëndet të plotë dhe zemra e tij ‘e vogël’ funksionon normalisht.