Itali, gjendet e masakruar një shqiptare, nënë e 1 fëmije

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Maj 2012 ora 2:34pm

L’AQUILA- Trupi i pajetë i masakruar i një femre shqiptare është gjetur përgjatë rrugës Cese di Avezzano në L’Aquila, Itali.
Mësohet se kufoma është identifikuar si Mariana Marku 30 vjec, nënë e një fëmije 11-vjecar. Ka qenë vëllai i Marianës që kishte denoncuar zhdukjen e motrës së tij tek karabinierët e zonës dhe po ai që identifikoi trupin e pajetë. Nga kqyrja u vu re se një këmbë dhe një dorë e Marianës ishin të coptuara ndërsa shenja dhune kishte në mbarë trupin e saj.

Mësohet se 30-vjecarja punonte në një klub privat në Civitela Roveto. Policia italiane ka marrë në pyetje vëllain, pronarin e klubit si dhe disa kolege të 30-vjecares. Por, hetimet janë përqëndruar kryesisht tek meshkujt që frekuentonin klubin e natës. Policia dyshon më tepër për një krim pasionant, por nuk përjashtohet të ketë lidhje dhe me punën e saj në klub.

Mariana Marku me djalin e saj të vogël jetonte me vëllain e saj dhe gruan e këtij të fundit. Vëllai denoncoi zhdukjen e motrës pasi prej 2 ditësh 30-vjecarja nuk po kthehej në banesë ku e priste fëmija i mitur.