Itali, pranga 5 anëtarëve të një familje shqiptare, tregtonin kokainë

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 4:57pm

RIMINI- Arrestohet në Itali një familje e tërë shqiptare, e cila merrej me tregtimin e kokainës.

Mediat italiane shkruajnë sot se, familja u arrit të arrestohet falë një operacioni bliz të policisë së Riminit, në banesën e tyre në Misano Adriatico.
Agjentët kanë arritur ta zbulojnë familjen shqiptare duke ndjekur klientët e kokainës. 

Kështu në pranga ka përfunduar kryefamiljari Fatmir Murati 54-vjec, bashkëshortja e tij Fatmire Murati 50 vjec dhe tre djemtë e tyre, Samedi 24 vjec, Hydajeti 28 vjec dhe Bilali 21 vjec.

Mësohet se droga ka qënë e shpërndarë nëpër banesën e familjes shqiptare /(40 gramë kokainë ishte e përgatitur në doza) ndërsa në kazanin e lavatrices është gjetur një kokainë e pastër prej 560 gramësh.