Itali, torturoi të fejuarën se donte ta braktiste, në pranga 28-vjeçari shqiptar.

Nga Dinejda
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 1:19pm

ITALI – Policia italiane arrestoi 28-vjeçarin shqiptar Edmond Gjyzeli, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe dhunimin e të fejuarës së tij në Trevizo.

Sipas mediave të shtetit fqinj, një ditë më parë Gjyzeli kishte rrëmbyer me dhunë të fejuarën e tij, duke e mbyllur në bagazhin e makinës dhe më pas e kishte dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Mësohet se shkak i ngjarjes ka qenë vendimi i vajzës, një 21-vjeçare rumune, për t’u larguar nga banesa, ku bashkëjetonte prej pak kohësh me 28-vjeçarin shqiptar. Mësohet se ky i fundit ushtronte dhunë sistematike ndaj të fejuarës dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. 

RREMBIMI
Ndërsa 21-vjeçarja ishte nisur drejt banesës së prindërve të saj, Edmond Gjyzeli e kishte arritur në Vicentino dhe e kishte futur me dhunë në bagazhin e makinës së tij.
Më pas e kishte goditur me grushta në fytyrë, duke i thyer hundën. Pas disa orësh, 28-vjeçari e ndaloi makinën në një sallë lojërash në Oderzo, ku e la të lirë vajzën, pasi e rrahu sërish dhe e kërcënoi me armë zjarri.

21-vjeçarja u shtrua në një spital Vicenza, ku do të qëndrojë për 20 ditë, për shkak të plagëve të rënda. Prej andej ajo bëri edhe denoncimin për ngjarjen.
Mësohet se Edmond Gjyzeli ka dalë nga burgu në vitin 2010, pasi ishte dënuar me 2 vite burg për dhunimin e ish-gruas së tij.