Itali: Zbulohet laboratori i kokainës, 5 shqiptarë në pranga(Video)

Nga Dinejda
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 10:18pm

FIRENCE – Agjentët e Guardia di Finanza në Prato, qytezë pranë Firences në Itali, kanë arrestuar në dy operacione të ndryshme 5 shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike.

Në një aksion të parë, financierët kanë hyrë me forcë në një apartament në Prato ku arrestuan 4 shtetas shqiptarë ndërsa konfeksiononin dosa kokaine, ku dhe sekuestruan 1,13 kg të kësaj lënde narkotike.

Katër shqiptarët janë dërguar në burgun e Pratos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. 

Në një tjetër aksion të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi i një “korrieri” shqiptar që në bordin e një automjeti të marrë me qera transportonte dy pako me kokainë, për një vlerë që arrin në mbi gjysëm million euro. Edhe ky është në gjendje arresti.