Ja se çfarë i bën trurit tuaj marihuana

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Pri 2012 ora 10:27am

Arkeologët para disa kohësh kanë zbuluar një sasi të marihuanës me një vjetërsi prej 2.700 vjetëve, kështu që me saktësi dihet se njerëzit këtë bimë e përdorin me mijëra vjet. Mirëpo, para 20 vjetëve neuro-shkencëtarët  kanë filluar të kuptojnë se si ajo ndikon në trurin e njeriut.

Shkencëtarët një kohë të gjatë janë në dijeni se përbërja aktive në kanabis, është bashkim kimik i delta-9-tetrahidrokanabinol ose shkurtimisht – THC. Përbirja ose thithja e HTC-së, ka një spektër të gjerë të ndikimit, nga gjendja e braktisur psikoaktive e deri tek lehtësimet fiziologjike tek dhimbsat dhe fryrjet-ënjtjet. Po ashtu vepron dhe ndikon edhe si stimulant dhe depresiv. Po si ka mundësi që vetëm një substancë të bëjë gjithë këtë?

Gjatë vitit  1980 dhe të  90-te, shkencëtarët kanë identifikuar receptorë kanabinoide, fije të gjata të proteinave, që janë endur në sipërfaqen e qelizave tona dhe procesuojnë HTC-në. Ato po ashtu përpunojnë bashkime tjera kimike nga të cilat shumica e tyre natyrshëm paraqiten në trupin tonë. Një herë kur janë zbuluar receptorët e tillë, saktësisht dihet se në cilën pjesë të trupit tonë dhe të trurit përpunohet HTC-ja.  Receptorët kanabian të shpërndarë nëpër tërë trupin vijnë në dy variante: CB1 dhe  CB2.

Shumica e  CB1 receptorëve ndodhen në tru dhe janë përgjegjës për ndjenjën e braktisjes gjatë thithjes së marihuanës. CB2 receptorët janë shpeshherë të lidhur me sistemin imunologjik dhe ndodhen nëpër tërë trupin. HTC-ja është interaksion edhe me njërin edhe me tjetrin element, pikërisht për atë  bën që njerëzit që të nënqeshen e përqeshen, ndërsa kur vjen deri tek interakcioni me sistemin imunologjik, zvogëlon fryrjet-ënjtjet dhe dhimbjen.

Kanabisi tek njerëzit shkakton edhe uri të madhe, bile bile edhe tek pacientët e sëmurë nga kanceri të cilët e kanë humbur oreksin. Ekzistojnë CB1 receptor në  hipotalamus, në pjesën e trurit për të cilën dihet mirëfilli se rregullon oreksin-apetitin, ndërsa receptorët kanabinoid dërgojnë mesazhe “unë jam i uritur”.

Ajo që harrohet…

Çfarë ndodhë në tru, që gjatë thithjes-pirjes së këtij bari (marihuanës), që shkakton të harroni në mes të fjalisë së çfarë keni dashur të thoni? Sipas librit “Marihuana dhe medicina”, një nga veprimet kryesore të marikuanës tek njerëzit  është ndërprerja e shkurtër e memories-kujtesës. Kjo është në harmoni me sasinë e madhe të CB1 receptorët në  hipokampus, pjesën e trurit që është më i ndërlidhur me memorien-kujtesën. Ndikimi i THC-së i ngjan lëndimit të përkohshëm hipokampal. Me fjalë të tjera, thithja-pirja e marihuanës krijon efekte të lëndimit të përkohshëm të trurit.

Ndodhë kjo:  THC-ja shuan shumë neuroprocese normale, të cilët zhvillohen në hipokampusin tonë, dhe ngadalson procesin e kujtimit-memories. Prandaj pas pirjes-thithjes së marihuanës, kujtesa shpesh është e ndërprerë, ndërsa nganjëherë i mungojnë edhe pjesët e fjalisë. Kjo ndodhë për shkak se ato pjesë mungojnë sepse shumë pak informacione deponohen në memorie, e jo për atë se shumë shpejt e keni harruar se çfarë ka ndodhur.

Kanabisi prishë edhe ndjenjën për orientimin kohor. HTC-ja ndokon në dopamine sistemin e  trurit, duke krijuar ndikim stimulativ. Njerzit që kanë pirë, si rezultat i kësaj shpesh theksojnë  se kanë ndjenjën e qefleisjes, shqetësimit ose energji të tepruar. Posikur edhe stimulanset tjera, kjo ndikon në ndjenjën për “humbjen e kohës”. Koha për ata kalon shpejt, posikur ta kishin përshpejtuar sahatin e trurit. Në të njëjtën kohë, ngadalson aftësitë e njeriut që të kujtojë ngjarjet dhe gjësendet. Kjo ndodhë sepse vjen deri tek përplasja me sistemin Ach të trurit, që është pjesë e asaj që ndihmon të deponohen kujtesat-memorjet në hipokampus. Rruga e këtij sistemi nëpër tru, është paraqitur me ngjyrë të kuqe, që mund të shifet në fotografinë e paraqitur.

Është interesante që tek pirja e marihuanës është se marihuana është një nga drogat e rralla që janë interakcion edhe me dopaminën edhe me sistemin Ach-që përshpejton  i pari dhe ngadalson i dyti.  Prandaj, gjatë konsumimit, zemra rrah më shpejt, ndërsa truri bëhet për asgjë. Kjo është sikur koha të përshpejtohet dhe të ngadalësohet.

Disa ekspert kanabisin e quajnë kërcënim për shëndetësinë dhe varshmërinë që zhdukë jetë. Disa të tjerë e quajnë ilaç për të gjitha-nga pagjumësia e deri te glaucoma dhe preferojnë përdorimin në formë ilaçi. Disa dëshirojnë që të jetë illegal, ndërsa të tjerët preferojnë që të preferohet nga mjekët me recetë.  Disa grupe mendojnë që duhet trajtuar ngjashëm me drogat tjera, posikur alkooli dhe kafeja, do të ishte keq nëse bëheni të varur, por do të jetë e dobishme dhe argëtim në disa situata.

Ku është e vërtetë?

Shkencëtarët kanë dëshmuar se nga kanabisi nuk ka dobi mjekësorë dhe gjithë ate që dëgjojmë, janë zbulime intrigante. Nga vitet e hershme të 80-ta, hulumtimet medicinale-mjekësore flasin se si kanabis zvogëlon tensionin në sy dhe në atë mënyrë lëhtëson simptomet e glaukomit, sëmundje që shkakton verbërinë. THC  është poashtu “neurombrojtës”, që do të thotë se në fakt pengon dëmtimin e trurit. Disa studime e hulumtime kanë treguar se kanabis pikërisht nga këto arsye mund të zbusë pasojat e sëmundjes së Alzheimerit.

Njëkohësisht dihet mirfilli se THC-ja e pengon memorjen, por edhe se akoma nuk është dëshmua se çfar ndikimi afatgjatë mund të ketë në funkcionimin e memorjes. Askush nuk ka mund  definitivisht të dëshmojë se me kohë dëmton ose nuk dëmton forcën e memorjes. A duhet që kanabis të jetë illegal, përderisa nga ana tjetër alkooli rrjedh në mënyrë të papenguar? Fatkeqësisht, kjo është pyetje në të cilën shkenca  as sot e kësaj dite nuk ka përgjigje të saktë.