Ja si të eliminoni aromën e hudhrës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 14 Maj 2012 ora 12:31pm

Hudhra është një nga ushqimet më të shëndetshme, të cilën e karakterizojnë veçoritë antibakteriale, antivirusale dhe antioksidative. Por që të mos jeni të padëshirueshëm në shoqëri për shkak të aromës së saj specifike, provoni këto këshilla të dobishme.

Majdanozi
Përtypni majdanozin menjëherë pas konsumimit të hudhrës, sepse ai me ndihmën e klorofilit të fortë dhe freskues do të neutralizojë aromën e padëshiruar. Efekt të ngjashëm ka edhe përtypja e mentës dhe karafilit. 

Limonada ose copa e limonit
Me limonadë po ashtu mund të “shkatërroni” aromën e hudhrës. Sigurisht, vetëm nëse bëhet fjalë për limonadën e bërë nga lëngu i vërtetë i limonit. Ndërsa, pijet e gazuara nuk do të kenë efekt të tillë. Në restorant, mund të porosisni edhe ujë mineral me copë limoni.

Çaji i gjelbër
Efekt të jashtëzakonshëm në neutralizimin e erës së hudhrës ka edhe çaji i gjelbër. Ai në mënyrë efikase shpëlan vajin e hudhrës, i cili ruhet në dhëmbë dhe gjuhë dhe është “fajtori” kryesor për aromën e keqe. Nëse nuk jeni adhurues i çajit të gjelbër, provoni që problemin ta zgjidhni me ndihmën e çajit të mentës.