JEP DORËHEQJEN DREJTORI I POLICISË SË QARKUT DIBËR, SHEMSI PRENÇI

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Pri 2012 ora 3:10pm

 

Dorëhiqet drejtori i policisë së qarkut Dibër, Shemsi Prençi.

Sipas informacioneve, Prençi  ia ka paraqitur dorëheqjen e tij drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Shemsi Prençi ka qenë më parë në postin e shefit të forcave operacionale të policisë së Tiranës.

Pritet që vetë Prençi të sqarojë motivet e dorëheqjes, ndërkohë që nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nuk ka ende një reagim në lidhje me këtë zhvillim.