Kapen 41 kg kokainë në Itali, 3 shqiptarë në pranga.

Nga Dinejda
Shkruar ne 04 Pri 2012 ora 10:39am

Breshia – Policia italiane ka sekuestruar dje rreth 41 kilogramë kokainë të pastër dhe ka prangosur poseduesit e tyre, tre shqiptarë.Kontratat e shtrenjta për blerje makinash të 38-vjeçarit nga Shqipëria me inicialet E.K kanë ngritur dyshime tek policia italiane, e cila u vu në kërkim të tij. Edhe pse i papunë, ai raportohet se bilnte makina shumë të shtrenjta dhe se kishte standard tepër të lartë jetese.Në kohën e arrestimit në flagrancë, 28-vjeçari kishte udhëtuar për në Milano po i dorëzonte një pako voluminoze 23-vjeçarit me inicialet E.M. 10 kilogramë të tjera kokainë, 8 500 euro dhe 9 celularë u sekuestruan më pas gjatë kontrollin e kryer në apartamentet e shqiptarëve.Në total, lënda Narkotike kushtonte 41 kilogramë dhe po të hidhej në treg kapte vlerën e 6 milionë eurove. Dyshohet se pas 3 shqiptareve fshihet një grup i mirëorganizuar i trafikimit te lendeve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë.