Kapet banda italo-shqiptare, plan rrëmbimin e një vajze biznesmeni

Nga Dorjan
Shkruar ne 24 Mar 2012 ora 2:02pm

ROME-Policia në Itali ka vënë në pranga tre shqiptarë dhe dy italianë pjese e një grupi kriminal që kryenin pengmarrje dhe grabitje.

Të arrestuarit janë Eduard Arapi, Ledian Lufi dhe Ledian Luga. Njëri prej të arrestuarve Eduard Arapi ishte arratisur nga një burg në Spanjë i dënuar me 6 vjet burg për grabitje.
Në Itali, shqiptarët akuzohen se po planifikonin rrëmbimin e vajzës se një biznesmeni në Venecia ndërsa mbi ta rëndojne disa grabitje.
Dyshohet se shqiptarët janë pjesë e një bande të specailizuar në sulmet mbi shtëpite e industrialistëve.
Sipas hetuesve dyshohet se grupi është përgjegjës për grabitjen në Muzeun e Venediktit në mbremjen e 16 shkurtit si dhe të një vile të një biznesmeni mobiljesh i quajtur Graziano i cili mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me grabitësit.
Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestrua një arsenal armësh.