KAPITALIZMI, IDEALI I PANJOHUR

Nga Dorjan
Shkruar ne 12 Pri 2012 ora 4:03pm

CFARE ESHTE KAPITALIZMI?

Kapitalizmi eshte nje system shoqeror i bazuar ne principet e individualizmit. Termi “kapitalizem” eshte i perdorur ne kete rast ne sensin e gjere filozofiko-politik dhe jo ne sensin e ngushte ekonomik. ( psh. ekonomia e tregut te lire)

Realiteti eshte ABSOLUT.
Realiteti eshte ai qe ekziston. Eshte absolut.
Eshte standarti i te vertetes , genjeshtres dhe i arbitrares.
Gjerat jane ato qe jane , pavaresisht ndjenjave tona apo te dikujt tjeter, pavaresisht nga idete, deshirat, urimet dhe emocionet.
Ose te perdorim fjalet e Aristotelit: “A-ja eshte A. Te jesh dmth te jesh dicka, i perkufizuar, i kufizuar dhe jo kontradiktor.

ARSYEJA ESHTE MJETI PER MBIJETESEN E NJERIUT
Arsyeja eshte mjeti i vetem per te njohur realitetin mbi te cilin bazohet mbijetesa njerezore ne kete realitet.
Qofte kur njeriu eshte ne nje ishull te pabanuar , i rrethuar nga nje tufe kanibalesh , qofte kur jeton ne mes te botes se qyteteruar , ne nje qytet te madh, njeriu duhet te mendoje dhe te veproje sipas mendimeve te tij nese jetesa eshte synimi i tij.

INDIVIDI ESHTE SOVRAN
Njeriu eshte nje qenie me arsye dhe realiteti i dikton se qe njeriu te mbijetoje ai duhet te jete i arsyeshem…sipas zgjedhjes se tij.
Njeriu eshte nje qenie e deshires se lire. Ai mund te zgjedhi te mendoje , te mos mendoje apo te evitoje dicka- por zgjedhja qe ben ama eshte nje domosdoshmeri.Mendimet e tij percaktojne :karakterin e tij, vlerat e tija, emocionet dhe veprimet e tija. Pra mendimet percaktojne fatin e tij.

Arsyeja eshte atributi i vetem i nje individi. Dhe e arsyetuara e njeriut percakton zgjedhjet dhe veprimet e tij vetem kur njeriu eshte zot i fatit te vet, dmth ka SOVRANITET PERSONAL

Njeriu eshte zot i vetes se vet dhe jo skllav i shoqerise.

Njeriu mund te fitoje vlera te pacmueshme duke jetuar mes njerezve te tjere dhe nese shoqeria ku jeton eshte njerezore. Keto jane njohurite dhe shkembimi i eksperiencave.
Nje shoqeri njerezore eshte ajo ne te cilen secili njeri e konsideron veten si qenie absolute: qe cdo njeri eshte i zoti i vetvetes dhe te tjeret nuk jane sherbetoret e tij, as ai eshte sherbetori i tyre.
Ose duke perdorur fjalet e Xhon Galtit:
“Betohem per jeten time dhe per dashurine qe kam per te se une kurre nuk do te jetoj sipas deshirave te dikujt tjeter , as do ti kerkoj dikujt tjeter te jetoje sipas deshirave te mia”

Qe njeriu te jetoje ne nje shoqeriai duhet te kerkoje vetem nje gje nga njerezit e tjere perreth tij:LIRINE E VEPRIMIT
Qe te jetoje nepermjet arsyes ne shoqeri, njeriu duhet te kerkoje vetem nje gje nga pjesetaret e tjere te shoqerise: liri veprimi.
Liria e veprimit nuk do te thote qe dikush duhet te veproje vetem po te kete leje, leje e cila mund te hiqet nga nje diktator apo nga “turma demokratike”,por liri veprimi si nje te drejte absolute.

Njeriu i do keto te drejta per veprime te cilat jane te domosdoshme per mbeshtjetjen e jetes se vete, me te drejte me themelore te drejten e jetes nga e cila derivojne te drejtat e tjera si e drejta e lirise, te pasurise, te arritjes se lumturise.

TE DREJTAT JANE PRINCIPE MORALE…..

Te drejtat jane principe morale qe perkufizojne lirine e veprimit te njeriut ne kontekstin shoqeror.
Te drejtat jane te patjetersueshme —ato nuk mund te jene kundra moralit. p.sh. nje hajdut mund te te vjedhe, por moralisht ai eshte gabim dhe ti ke te drejte.
Te drejtat nuk garantojne te mira materiale, por garantojne lirine e veprimit ( te drejten e lirise) dhe jane nje garanci i rezultatit te ketyre veprimeve ( e drejta e pasurise).
I vetmi detyrim qe te imponojne te drejtat e tjetrit eshte qe ti ti lesh ata te qete. p.sh. i lire te veprosh ne sferen e te drejtave te tua.

Ushtrimi i force fizike e ben mendjen e njeriut te pavlefshme.

Ne kontekstin politik, liria ka vetem nje domethenie: liria nga ushtrimi i forces nga te tjeret.
Vetem nepermjet ushtrimit te dhunes ( forces) njeriu mund te : parandalohet te flasi, te grabitet nga te mirat e tija materiale ose te vritet.

Vetem nepermjet ushtrimit te forces mund te privohen te drejtat e dikujt. Vetem ushtrimi i forces mund ta beje nje njeri te ndaloje se menduari , duke e bere mendjen te pavlefshme si mjet mbijetese.

Eshte per kete arsye – sepse dhuna e ben mendjen e dikujt te pavlefshme- cdo njeri ka te drejten e vetembrojtjes, te drejten tu kunderpergjigjet atyre qe e filluan te paret ushtrimin e dhunes. Por njeriu MORAL vete kurre nuk mund te ushtroje moralisht i pari dhune.

Perdorimi i forces ne vetvete nuk ka te keqe, por ta ushtrosh ate i pari eshte e keqe. Te perdoresh force ne kunderpergjigje, ne vetembrojtje kundra atyre qe e filluan te paret nuk eshte thjesht nje opsion moral, por eshte nje detyre morale. Nje njeri i moralshem nuk ka asgje per te fituar kur nje tjeter perpiqet ta vrasi, por ka shume per te humbur nese nuk e mbron veten e vet. Per kete arsye, eshte i drejte perdorimi i forces per tu kunderpergjigjur dhe per tu vetembrojtur. Ne kontradikte me doktrinat e pacifisteve, perdorimi i
forces per vetembrojtje eshte nje gjerat qe i perkasin te mires

DETYRA E QEVERISE ESHTE QE TE MBROJE TE DREJTAT

Gjendja e njeriut ne natyre ku te gjithe njerezit e perdornin forcen pa rezervime, sipas ligjit te xhungles , nuk eshte vecse nje gjendje anarkie, lufte civile dhe lufte bandash. Per te vendosur per perdorimin e forces si kunderpergjigje nen objektivin e kontrollit ligjor, nepermjet ligjeve te percaktuara qarte dhe qe jane logjikisht te bazuar ne principin e te drejtave, nje shoqeri njerezore zgjedh qeverine, duke i dhene asaj te drejten e kunderpergjigjes kunder atyre qe nisin perdorimin e forces.

Qeveria ka monopol ne perdorimin e forces fizike.
Qeveria eshte nje institucion qe ka monopol ne perdorimin e forces fizike. Ky pushtet ligjor – i perdorimit te forces-mund te perdoret vetem per nje qellim: tu kundra pergjigjet atyre qe filluan ushtrimin e dhunes sipas ligjeve te caktuara me paanshmeri.

Asnjehere ky pushtet nuk mund te perdoret per te filluar ushtrimin e forces, por qeveria eshte e lejuar VETEM te kunderpergjigjet dhe te mbroje njerezit kundra atyre qe e fillojne te paret ushtrimin e forces.

Pushteti shteteror nuk mund te perdoret kurre per te filluar ushtrimin e forces.
Meqe asnje individ ne kapacitetin e tij privat-si qytetar i thjeshte- moralisht nuk mund te filloje te ushtroje force kundra te tjereve, as ne kapacitetin e tij publik – si zyrtar shteteror- nuk mund te filloje te ushtroje force.

Moralisht, askush nuk mund te filloje te ushtroje force kundra nje tjetri per cilendo arsye, qofte dhe nese arsyeja presupozohet te jete per “te miren e perbashket”. ( Mos valle a nuk eshte dhe individi , te drejtat e te cilit privohen per “te miren e perbashket” , nje pjestar i “bashkesise” ( publikut) gjithashtu?)

Nga se perbehet atehere nje qeveri?
Per te mbrojtur te drejtat njerezore, nje qeveri duhet te kete tre gjera: nje ushtri – per te mbrojtur kundra agresoreve te huaj, nje trupe policie – per te mbrojtur nga kriminelet vendas dhe nje sistem gjyqesor – per te zgjidhur ceshtje te ndryshme, permbushjen e kontratave dhe per te denuar kriminelet sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.

Shteti i ligjeve objektive, jo i vullnetit te diktatoreve
Per tu siguruar se asnje despot -qofte ky nje diktator i vetem, nje grup i caktuar politik qe ben presion apo nje shumice “demokratike” e nje levizjeje – nuk mund te uzurpojne pushtetin qeveritar dhe ta kthejne ne nje makine qe vepron kundra qytetareve te vet, cdo aspekt i qeverise eshte kodifikuar dhe i percaktuar sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.

Nje nje shoqeri te lire cdo njeri pa perjashtim jeton nen rregullin e ligjit, ne opozite me diktaturat ku jetojne nen vullnetin e njerezve te tjere. Rregulli ligjor ka vetem nje qellim te vetem: TE MBROJE TE DREJTAT E MINORITETIT ME TE VOGEL QE KA EKZISTUAR NDONJIHERE – INDIVIDIT.
Nje trup i tere ligjesh te kodifikuara ,te integruara dhe jo-kontradiktore formon nje legjislacion, i cili e konsideron nje njeri te pafajshem perderisa ai te provohet se eshte i fajshem, ne opozite me rregullat e legjislatures iracionale qe e konsiderojne nje njeri te fajshem derisa ai te provoje ne nje fare menyre se eshte i pafajshem, sipas deshirave te cdo mizantropi qe ka mundur te futen ne poste publike.

Dokumenti suprem legal i nje shoqerie te tille eshte Kushtetuta - nje mburoje legale e qytetareve kundra krimineleve private dhe zyrtareve publike qe perpiqen ti imitojne metodat e tyre kriminale.

Qellimi i Kushtetutes nuk eshte ti japi pushtet te pakufizuar qeverise, as te kufizoje te drejtat e individit, por te kufizoje pushtetin e qeverise ne ate per te cilen eshte qellimi i ekzistences se saj: mbrojtjen e te drejtave te individit. Me fjale te tjera, nje qytetar eshte i lire te beje cfare te doje mjafton te mos jete e ndaluar ( nen nje sistem te drejte ligjor i vetmi veprim i ndaluar eshte dhunimi i te drejtave te te tjerave), kurse nje zyrtar shteteror e ka te kufizuar se cfare eshte i lejuar te beje.

Imagjinoni

A mund te imagjinoni se cili do te ishte rezultati i nje shoqerie ku iniciativa e ushtrimit te forces do te ishte e ndaluar ne te gjitha relacionet? Sigurisht nuk do ta bente cdo njeri te moralshem, as do te parandalonte cdo padrejtesi. Por a e mendoni se cfare mund te bente?

Do te rezultonte ne :
Nje shoqeri te deshires se mire dhe te miresise, ku cdo njeri do ta shihte fqinjin e vet jo si pjese te nje bande te gatshme per ta grabitur, por si nje potencial te mundshem per te shkembyer eksperienca dhe te mira materiale, nga i cili do te perfitonte vlera te pacmueshme.

Nje shoqeri ku cdo njeri do te ishte i pergatitur te gjykoje dhe te gjykohet- jo nga ngjyra e lekures , por nga permbajtja e karakterit dhe personalitetit te tij.

Nje shoqeri ku cdo njeri mund ti falet Zotit te vet, ne menyren e tij unike – qofte dhe nese ky zot do te ishte me i madhi i te gjithe zoterve: “Uni!”

Nje shoqeri te mendimit te lire dhe te veprimit te lire te individeve dhe jo nje shoqeri te nje kolektivi pa ngjyre te udhehequr nga nje despot qe ka monopolizuar titullin e “zerit te popullit”.

Nje shoqeri ku cdo njeri eshte i lire te arrije lumturine e tij, sipas cdo menyre qe i pelqen.

Nje shoqeri ku….

Nje shoqeri ku fitimi i nje njeriu nuk eshte kurre ne kurriz te sakrifices se nje tjetri, por ne perfitim reciprok te te dyve.

Nje shoqeri ku arti nuk eshte nje pirg i corganizuar zhgarravinash te vizatuara nga nje hippie i droguar me symbyllur, por nje kryeveper e shkelqyeshme, qe tregon njeriun se si mund te jete dhe si duhet te jete : hero.

Nje shoqeri ku e qenit “individ” nuk eshte dicka siperfaqesore si psh veshja e pantallonave se prapthi apo e patura e 5 vatheve ne hunde, por i referohet dickaje te rendesishme: te qenit prodhues, krijues, mendimtar – moralist.

Nje shoqeri ku e keqja nuk shperblehet , por denohet dhe e mira admirohet dhe lavderohet. Nje shoqeri ku virtyti nuk eshte dobesi, por fuqi.

Nje shoqeri ku jeta e pasurive te imagjinueshme eshte nje mundesi – per cilindo qe ka deshire te mendoje.

Nje shoqeri ku cdo njeri mund te ngrihet aq lart sa deshiron dhe mundet.

Nje shoqeri ku ajri , uji dhe pasuria e cdo njeriu jane aq te pastra sa ai deshiron ti beje ato.

Nje shoqeri ku arsimi nuk eshte nje “lavazh truri” i detyruar, por ne te vertete nje eksperience e zgjerimit te mendimit.

Nje shoqeri ku njerezit do te kene pak nevoje per droga te ti shpetojne realitetit, sepse nuk do te kete arsye per perdorimin e droges.

Nje shoqeri ku kostoja e jeteses bie vazhdimisht dhe ku te ardhurat rriten gradualisht.

Nje shoqeri te paqes , prosperitetit dhe lumturise – ku te gjithe njerezit kane marredhenie jo si padron dhe sherbetor por si tregtare qe shkembejne vleren per vlere me deshiren e tyre te lire, per te pasur perfitim reciprok.

Nje shoqeri ku njerezit jetojne ne harmoni me realitetin , te udhehequr nga procesi i arsyes.

Kapitalizmi eshte i vetmi ideal perparimtar, sepse eshte i vetmi sistem shoqeror qe e le njeriun te lire te ndjeki – dhe te arrije- lumturine e vet.
Kapitalizmi eshte nje ideal moral sepse eshte i vetmi sistem shoqeror qe e lejon njeriun te jete i lire te jete moral – te jetoje nga perdorimi i mendjes se tij.

Kapitalizmi eshte ideali objektiv -sepse eshte i vetmi sistem qe eshte i vertete, si ne teorine filozofike ashtu dhe ne praktiken ekonomike.