Kapsula Dragon e ”Space x” mbërrin në stacionin hapësinor ”ISS”

Nga Dinejda
Shkruar ne 26 Maj 2012 ora 4:43pm

UASHINGTON- Kapsula “Dragon” e shoqërisë amerikane, “Space X” mbërrin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor “ISS”, njoftoi NASA, që theksonte se kjo ishte anija e parë kozmike private e arritur në hapësirë.

Krahu robotik i Stacionit, i manovruar nga dy prej gjashtë astronautëve të ekuipazhit të tij, arrit kontakt me kapsulën Dragon dy orë më vonë nga koha e parashikuar.