Katër gjyqe për një bisht cigareje

Nga Dorjan
Shkruar ne 06 Apr 2012 ora 8:19pm

570 paund!
Është kjo shuma e parave që duhet të paguajë Dashamir Suli vetëm për një hedhje të bishtit të cigares në tokë. Është ky vendimi që ka marrë gjyqi për 25 vjeçarin Suli me gjithë pretendimin e tij se ndërkohë që po hidhte bishtin e cigares, ishte i detyruar të kapte vajzën e tij të vogël.

Fati i keq i shqiptarit, bëri që në ato momente dy policë e ndaluan dhe i thanë të paguajë dëmin prej 75 paundësh .Por Suli ka refuzuar duke e çuar çështjen në gjyq.

Duket paksa e çuditshme por Shqiptari Suli , banues në KINGS HILL,KENT, ka bërë plot 4 gjyqe për atë bisht cigareje dhe më në fund do të detyrohet të paguajë 570 paund.

Ai është përpjekur të dëshmojë se në shtator të vitit 2010 ka qenë duke pirë duhan jashtë qëndrës tregtare Chequerskur vajza e tij 4 vjeçare Leah hyri brenda. Ai rendi pas saj duke e hedhur bishtin e cigares, por ka qenë tepër vonë për tu rikthyer dhe për të hedhur bishtin e cigares në vendin e caktuar, pasi dy polic e ndaluan dhe e gjobitën.

Ai ka treguar për gazetën lokale se tashmë punon me kohë të pjesshme dhe se e ka të vështirë pagesën e kësaj gjobe ,pasi punon vetëm dy ditë në javë.
Duket se shqiptari nuk ka hequr dorë nga apelimi kundër këtij vendimi gjyqësor të ardhur mbas 4 gjyqeve, pasi është shprehur se nëse paguan këtë dënim e ka të pamundur t’i gjejë paratë për të paguar qiranë apo faturat e tjera.

Z.Roger Adley, zëdhënësi i Bashkisë së Maidstone-it është shprehur se bashkia krenohet dhe harxhon shumë para që t’i mbajmë rrugët tona të pastërta duke shtuar se ne kemi zero tolerancë kur vjen deri tek hedhja e mbeturinave.