Katër vite nga tragjedia e Gërdecit, asnjë i dënuar për vrasje

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 9:34am

Tiranë – Sot mbushen 4 vite nga shpërthim tragjik në fshatin Gërdec, rreth 15 km larg Tiranës, shpërthim i cili la pas 26 të vdekur dhe qindra të plagosur.Nga shpërthimi u shkatërruan edhe qindra shtëpi. Por në këtë katër vjetor, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimet për shkaktarët e tragjedisë, ku në të gjitha rastet është shfuqizuar dënimi për vrasje, çka asnjë prej të pandehurve nuk është dënuar drejtpërdrejt për vrasjen e dhjetëra njerëzve.Prej katër vitesh, askush nuk e zbardhi arsyen e vërtetë të shpërthimit, megjithëse u tha edhe nën zë, që kishte pasur shpërthim të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë teksa në atë kohë pritej edhe anëtarësimi në NATO. Para tre ditësh, Gjykata Shkallës së Parë në Tiranë, dënoi të gjithë persona e përfshirë në ngjarje, ku dënimi më i lart ishte ai me 18 vite burg për ish-drejtorin e MEICO-së, Ylli Pinari, e po kaq u dënua dhe Dritan Minxholli, ish-përgjegjës i fabrikës së demontimit të armëve. Ylli Pinari u dënua me 10 vite burg.Prokuroria nga ana tjetër kishte kërkuar burgim të përjetshëm për tre të pandehurit, duke i akuzuar për përfshirje në vrasje masive. Trupi gjykues i përbërë nga Ridvan Hado, Shefkie Demiraj e Fatmira Hajdari, shpalli vendimin përfundimtar të dosjes “Gërdeci”, duke shpallur 9 pafajësi, 94 vjet burg në total, gati 40 milionë lekë gjobë, si edhe dënime plotësuese për një pjesë të të pandehurve me heqje të së drejtës për të ushtruara detyra apo funksione shtetërore në harqe kohore nga 1 deri në 5 vjet./Start/