Kavajë, aksidentohet për vdekje një shtetas.

Nga Dinejda
Shkruar ne 13 Mar 2012 ora 10:45am

Kavajë – Një shtetas humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugën rurale Synej-Bago në Kavajë.Nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e shkuar, ka mbetur i vdekur shtetasi Dëshir Vogli, banues në fshatin Bago.Ky shtetas po udhëtonte me një motoçikletë, teksa është goditur nga një automjet tip Fiat pa targa, me drejtues shtetasin Elton Mici, 19-vjeç, banues në Golem. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar 19-vjeçarin për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.