Kavajë, procedim penal për kreun e Bashkisë, Elvis Roshi

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Mar 2012 ora 7:26pm

KAVAJE - Procedim penal në gjendje të lirë për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Policia e Kavajës njofton nisjen e procedimit penal, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Elidon Plaku, me detyrë drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë.

Sipas tij, një ditë më parë Elvis Roshi ka shkuar në institucionin e Ujësjellësit me pretendimin se kjo ndërmarrje i përket Bashkisë, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit Plaku dhe zhvillimin e një mbledhjeje për të zgjedhur drejtorin e ri.

Ky ka qenë dhe shkaku i konfliktit mes dy zyrtarëve. Më pas drejtori i Ujësjellësit ka bërë kallëzim penal ndaj Roshit. Për këtë arsye, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj kreut të Bashkisë së Kavajës.