Kavajë, vrau djalin e vëllait, arrestohet 64-vjecari

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 12:54pm

TIRANË- Forcat e policisë së Kavajës arrestuan autorin e dyshuar të vrasjes se 48 vjeçarit të dielën në Kavajë.

Burime zyrtare nga Policia e Kavajës bënë të ditur sot se, forcat e policisë realizuan arrestimin në kushtet e flagarncës të shtetasit Isa Derjaj, 64-vjeç banues në fshatin Cet, komuna Helmës Kavajë. 

64-vjeçari dyshohet se mesditën e djeshme në Kavajë, pranë banesës së tij, pas një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri, djalin e vëllait të tij shtetasin Behexhed Derjaj, 48-vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Cështja i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të metëjshme ndaj tij për konsumim të veprës penale të Vrasjes me dashje si dhe armëmbajtjes pa leje.