KE do të hapë dosjet e UDB. Del dhe Sali Berisha?

Nga Dorjan
Shkruar ne 25 Mar 2012 ora 4:49pm

Katër eurodeputetë për qeverinë serbe kanë bërë një kërkesë për qeverinë serbe, që si kusht për të hyrë në BE, duhet të hapë dosjet e UDB për vendet e BE, për vendet që kanë qënë pjesë e Jugosllavisë, dhe për vendet aspirante për në BE. Kjo bëhet e ditur nga ana e deputeti socialist Taulant Balla, i cili thotë se me këtë rast do të dalë edhe dosja e Sali Berishës si spiun i serbëve.

“Në vijim të publikimit të disa dokumentave për lidhjet e Sali Berishës me shërbimin sekret jugosllav UDB dhe në pritje të dokumentave të tjera, ju informoj se e gjithë arkiva sekrete e UDB ndodhet në arkivën shtetërore serbe. UDB (Uprava Državne Bezbednosti) pushoi së ekzistuari më 4 shkurt 2003 dhe prej atij momenti arkivat u zhvendosën në arkivën shtetërore. Aty ndodhet edhe dosja e plotë e Sali Berishës. Aktualisht nuk lejohet aksesi në arkivat e UDB. Rreth dy vite më parë edhe Parlamenti Europian ka kërkuar hapjen e dosjeve të UDB. Sot po ju njoh me kërkesën e katër eurodeputetëve për publikimin e dosjeve të UDB”, shkruan deputeti Balla në Facebook.