Këputet linja, i merr jetën një 14-vjeçari.

Nga Dinejda
Shkruar ne 29 Mar 2012 ora 10:57am

Një 14-vjeçar nga Selita ka humbur jetën teksa aksidentalisht ka prekur një kabull elektrik të këputur, i cili kishte rënë në tokë.Ngjarja e rëndë me pasojë vdekjen e të riut A. Leskaj ndodhi pranë një shkolle në Selitë. 14-vjeçari mësohet se ka prekur aksidentalisht një kabull elektrik të këputur që kishte rënë në tokë.Sapo policia ka marrë njoftimin për tragjedinë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e mëtejshme.