Keta jane mbreterit e pornos në internet

Nga Dorjan
Shkruar ne 05 Apr 2012 ora 9:27pm

Të dhënat e trafikut tregojnë se industria e pornos në internet mbërrin në nivele, që kapërcejnë të gjithë industrinë e lajmeve dhe të përbërësve të tjerë online

A jeni bërë ndonjëherë kurioz sesa përbërje me karakter pornografik ka në internet? Përgjigja s’përmbledh ekzaktësisht masën e duhur, por gjithsesi mund të thuhet se ka vërtet me “tonelata”, sipas asaj që bën të ditur faqja “Gizmodo”. Të dhënat e trafikut tregojnë se industria e pornos në internet mbërrin në nivele, që kapërcejnë të gjithë industrinë e lajmeve dhe të përbërësve të tjerë online. Aq sa ndoshta, vetëm gjigantët e “web”-it (kryesisht rrjetet shoqërore, apo Yahoo e Google), kanë mundësinë të shohin nga lart faqet porno.

Sipas “DoubleClick Ad Planner” të Google, që gjurmon përdoruesit mes faqeve të internetit, dhjetra “web”-e për adultë bëjnë pjesë në 500 faqet më të ndjekura të internetit. “Xvideos”, që konsiderohet si më e madhja me 4,4 miliardë faqe të shikuara në muaj, ka një dimension tre herë më të gjerë sesa CNN dhe ESPN.
Jo e vogël edhe “LiveJasmin”, për të mos folur për “Youporn”, “Tube8” e “Pornhub”, që janë faqe të mëdha, të cilat e bëjnë të duket gjithçka e vockël, përveç ndoshta gjigantëve si Google e Facebook. Për të mos folur për sasinë e kohës që kalohet në faqe: nëse pjesa më e madhe e faqeve mund të numërojnë vizita që shkojnë nga 3 deri 6 minuta, në një faqe porno shkojnë në rreth 15-20 minuta.
Të bollshme janë edhe të dhënat e asaj që serviren nga faqet. Kështu, “Youporn” ekspozon rreth 100 terabytes porno dhe sjell 100 milionë faqe të shikuara në ditë. Në total bëjnë 950 terabytes të dhëna në ditë, ose 28 petabytes në muaj. “Xvideos”, që është më e madhe, bën shumë më tepër. Ndërkohë, “Youporn”, në momentet kulmorë, arrin hapjen e 4000 faqeve në sekondë, që përbëjnë rreth 100 giga në sekondë. Shifra vërtet për rekord!