Kine,i porsalinduri me peshe 6.3 kilogram

Nga Dorjan
Shkruar ne 23 Apr 2012 ora 3:30pm

Ka lindur të enjten në krahinën kineze Anhui, fëmija gjigand me peshë 6.3 kilogramë.
Bëhet fjalë për një të porsalindur që është shndërruar menjëherë në yllin e spitalit ku mjekët, infermierët dhe të afërmit u kujdesën për të teksa pacientët e tjerë kureshtarë nxituan ta shihnin.

 

Nëse e sheh pranë fëmijëve të tjerë të lindur në të njëjtën ditë, vihet re ndryshimi i madh trupor mes tyre. Mendohet se fëmija ka ngjashmëri për nga ana fizike ,me peshën e mëmës së tij, pasi vetë ajo peshon 110 kilogramë.

Gruaja ka rrëfyer se kur ishte shtatzënë të gjithë i thonin se do të lindte së paku bi ose tri-njakë për shkak të madhësisë së pazakontë të barkut. Ndërkohë mjekët po e mbajnë fëmijën nën kontroll për t’u siguruar që ai s’ka probleme me shëndetin.