Klaudia përgënjeshtron fjalët për varësinë e saj nga droga

Nga Dorjan
Shkruar ne 03 Pri 2012 ora 2:52pm

Pas intervistave të dhëna në studion e “Big Brother” dhe në Fan Club, Klaudia, Vlashi dhe Anila, u përqendruan edhe më shumë në përvojën e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në intervistën e dhënë në emisionin e “Pasdites”.

Në një debat me drejtuesen Lira Burgija dhe gazetarin e vendosur në rolin e analistit, Flavio Qarri, Klaudia përgënjeshtroi thashethemet për varësinë e saj nga substance narkotike, ndërsa dy konkurrentët e tjerë u thelluan në jetën e tyre personale dhe konfliktet brenda shtëpisë.

Natyrisht, pyetja e parë e “Pasdites” ishte e pashmangshme. A është penduar Klaudia për largimin e saj nga “Bigu”? “Po, duke dëgjuar përshtypjet nga njerëzit që kishin dëshirë të vazhdoja jam penduar disi sepse për t’u futur në “Big Brother” kryhen analiza, të cilat nëse tregojnë se vuan nga ndonjë sëmundje apo varësi, të s’kualifikojnë menjëherë.

Klaudia thotë se ka zhgënjyer një pjesë të publikut, që ai dha imunitetin dhe nuk donte të ndodhte kështu”, deklaroi tashmë ish-konkurrentja.

“Kishte shumë persona që mendonin se isha konkurrenrte e fortë dhe se do të arrija deri në finale. E vërteta është se nuk e përballova dot akumulimin e stresit, që ishte tej mase i fortë dhe për këtë ju siguroj se më erdhi tej mase inat me veten. Ishte hera e parë që më ndodhte diçka e tillë, sepse më parë çdo nismë që kam marrë e kam çuar deri në fund. Nuk e di përse më ndodhi, por pa dyshim që lidhet me stresin e grumbulluar. Mungesa e ushqimit, e cigareve dhe grindjet me banorët më stresuan të gjitha”.

Pasi Qarri e vendosi në dijeni me komentet e tjera që qarkullojnë, në bazë të të cilave nuk ishte mungesa e nikotinës, por e substancave të tjera ajo të cilës Klaudia nuk i rezistoi dot, 24-vjeçarja u përgjigj. “E kam thënë edhe brenda në shtëpi që unë jam e varur nga cigaret. Kam katër vjet që pi dy paketa në ditë. Ndaj substancave të tjera nuk kam qenë kurrë e varur. Kjo nuk është vetëm të besosh në fjalë, sepse ka edhe prova. Për t’u futur në “Big Brother” kryhen analiza, të cilat nëse tregojnë se vuan nga ndonjë sëmundje apo varësi, të s’kualifikojnë menjëherë”.

Klaudia komentoi edhe incidentin e përceptuar shumë keq jashtë shtëpisë, në të cilin ajo flaku ushqimin e saj në plehra. “Ka ndodhur vetëm një herë, në një moment nervozizmi, pasi banorët e tjerë kishin nisur të hanin dy herë, kur kishte prej tyre që nuk kishin ngrënë ende”.

I pyetur për përvojën e tij brenda shtëpisë, Vlashi komentoi: “Unë nuk i kisha problemet që vuante Klaudia, sepse nuk konsumoj cigare dhe se kam problem jetese as ushqimin. Kur diskutohej vetëm ushqim dhe orëve të natës ndihesha pak ose aspak i përfshirë dhe rrallë herë kam marrë pjesë në debate, ndërsa përfshihesha në bisedave për jetët tonajashtë shtëpisë, biseda që fatkeqësisht u realizuan vetëm me pak banorë brenda”.

I pyetur nëse mendon që pamja e jashtme e ndihmoi dhe për karrierën me të cilën merret, Vlashi shtoi: “Mendoj se po, pamja ime më ka ndihmuar në ditët e para, por formati është i tillë që pas disa ditësh, askush nuk të vlerëson më pamjen, duke u përqendruar vetëm tek karakteri që arrin të shfaqësh, pra tek përmbajtja. Karriera ime? Që sot i jam rikthyer asaj, duke u marrë me revistën time, “Runway”, e cila tashmë ka mbërritur të botojë numrin e saj të katërt”.

Banorja e tretë që u eliminua të shtunën, Anila, foli edhe ajo për prezencën e saj brenda “Big Brother”: “Përjetova momente te këqija nga banorët dhe mendoj se ishte një përvojë e bukur dhe e vështirë. Megjithatë, ajo që ndodhte, ishte se kur të sulej njëri, të vërsuleshin edhe të gjithë të tjerët shpesh me akuza dhe sulme nga të gjithë. Unë mendoj se dhashë mjaftueshëm brenda, edhe pse u sulmova edhe me shpifje… Shpesh realizoheshin biseda banale, në të cilat nuk jam ndierë mirë”.

Vlerësimit të Qarrit, se realisht Anila ka sulmuar shumë më tepër se sa personat e tjerë e kanë sulmuar atë, ish-konkurrentja iu përgjigj me një përgënjeshtrim të qartë: “Nuk është e vërtetë. Unë kam mbrojtur gjithmonë veten, por asnjëherë nuk jam sulmuar vetë”.