Kompjuteri deshifron mendimet dhe i kthen ato në fjalë

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 4:17pm

Ajo çka mendoni duket se nuk do të jetë më vetëm e juaja dhe nuk do të mund ta mbani sekret. Shkencëtarët kanë demonstruar një metodë me goditje, me anë të së cilës mund të rindërtojnë fjalët për të cilat truri juaj po mendon.

Teknika e raportuar në “PLoS Biology” mbështetet mbi mbledhjen e sinjaleve elektrike direkt nga truri i pacientëve. Bazuar në sinjalet që merr nga valët e trurit të pacientit dhe duke parë pjesët e trurit që “ndizen”, një tip kompjuteri arrin të kuptojë se për cilat fjalë po mendon pacienti.

“BBC”-ja thotë se në të ardhmen, kjo metodë mund të ndihmojë në komunikim pacientët që ndodhen në koma dhe të përmirësojë ndjeshëm jetën e atyre që kanë humbur disa aftësi komunikimi, transmeton Starti njoftimin.

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë është thënë se shkencëtarët janë shumë afër zbulimit të mënyrës së si mund të kuptojnë madje edhe mendimet tona.

Në një studim të vitit 2011, pacientët me anë të disa elektrodave në kontakt direkt me trurin ishin në gjendje të lëviznin një kursor në ekran thjesht duke menduar tingujt zanorë.

Teknika e quajtur rezonanca funksionale magnetike duke ndjekur rrjedhën e gjakut në tru ka dhënë shenja shprese se mund të identifikojë fjalët ose idetë rreth të cilave personi mendon.

Tani, Brian Pasley i Universitetit të Kalifornisë dhe një sërë kolegësh e kanë çuar një hap para.

Skuadra u fokusua në atë zonë të trurit që quhet “superior temporal gyrus” ose STG. Kjo pjesë nuk është thjeshtë pjesë e aparatit të dëgjimit, por edhe një nga pjesët kryesore të trurit që na ndihmon të kuptojmë zërat që dëgjojmë.

Ata monitoruan valët e STG-së së 15 pacientëve që po u nënshtroheshin operacioneve për epilepsi ose tumore. Teksa një pajisje nxirrte fjalë ose fjali, truri i pacienteve jepte sinjale ne vende te ndryshme.

Qëllimi ishte të zgjidhej kaosi i sinjaleve elektrike që sillte audio-ja nga STG-të e pacientëve. Për këtë skuadra përdori një tip kompjuteri i cili ndihmoi të tregonte vendndodhjen e pjesëve të trurit “që ndizeshin” kur ne audio thuhej një fjalë e caktuar.

Me anët të këtij modeli, kur pacientët mendonin një fjalë të caktuar, skuadra e shkencëtarëve ishte në gjendje që duke parë zonat e “ndezura” të trurit të kuptonte se për çfarë fjale po mendonte pacienti.