KONFLIKT PËR PRONËN NË BERAT, NJË I VDEKUR, DY TË PLAGOSUR

Nga Dorjan
Shkruar ne 26 Mar 2012 ora 10:43pm

Një konflikt për pronën i ka marrë jetë një 50-vjeçari në qytetin e Beratit. Gëzim Protoduari ka humbur jetën për shkak të plagëve të marrë nga goditjet me thikë. Mësohet se 50-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezërit Muhameti.

Në konfliktin e ndodhur në fshtatin Poshnjë, janë përfshirë dhe vëllai dhe djali I 50-vjeçarit që ka mbetur i vdekur. Eduart dhe Sako Protoduari kanë mbetur të plagosur.

Dy vëllezërit Muhameti besohet se kanë sulmuar me armë të ftohtë 50vjeçarin, vëllain dhe djalin e tij. Dy të fundit janë dërguar në spital ndërsa vëllezërit Mumaheti janë shpallur në kërkim.