Konflikti për pronën, 1 vritet 2 plagosen në Bathore.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 6:39pm

TIRANË- Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores, ndërsa dyshohet se vrasja e shtetasit Shpëtim Kaci mund të ketë ndodhur për motive pronësie.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet, për të identifikuar autorët e krimit si dhe shkaqet e konfliktit në fjalë. 

Sipas hetimeve të para, mësohet se dy familje janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përdorur edhe dy lloj të ndryshme armësh, një cifte dhe një automatik.

Nga të shtënat e armëve mbeti i vrarë babai i dy fëmijëve Shpëtim Kaci dhe u plagosën shtetasit Nazmi e Selvi Islamaj. Policia shton se të plagosurit janë anëtarë të një familje, ndërsa janë transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Sic raportojnë blutë e komisariatit nr.5, në kryeqytet këto familje kanë pasur edhe konflikte më të hershme pikërisht për tokën dhe vendin ku kullosnin bagëtitë.