Korcë, 36-vjecarja denoncon burrin: Dhunë e veprime të turpshme me vajzën

Nga Dorjan
Shkruar ne 02 Maj 2012 ora 2:33pm

TIRANE- Policia e Korcës ka regjistruar sot denoncimin e një gruaje 36-vjecare për bashkëshortin saj.

Valbona Hyseni akuzon të shoqin për dhunë fizike e psikologjike, ndërsa shton se ai dhunonte edhe vajzën e saj 13-vjecare, prej 4 muajsh.

Ajo ka deklaruar në polici se kërkon ndihmë që të shpëtojë vajzën, pasi sic sqaron ajo “njerku bën vepra të turpshme me vajzën”.

“Njerku bën vepra të turpshme me vajzën. Kërkoj mbrojtjen e policisë, s’kthehem më në shtëpi, kërkoj ndihmë të shpëtoj vajzën”, rrëfehet gruaja.

Policia sqaron se bashkëshorti i saj është shtetasi Nevruz Hyseni, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni. Policia shton se Hyseni ka detyruar edhe gruan e parë të prostituonte.