Korçë, makina del nga rruga, vdes drejtuesi, plagosen 2 pasagjerët.

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Maj 2012 ora 6:51pm

KORCË- 1 person ka humbur jetën, ndërkohë që dy të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugor, të ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korcës.

Burime të policisë së qytetit juglindor bëjnë me dije se  viktimë e aksidentit është 53- vjecari Nesti Shkodrani nga qyteti i Korcës, ndërsa të plagosur kanë mbetur Sotir Trebicka dhe Arben Brahimllari. Sipas policisë mjeti me targa amerikane ka dalë nga rruga , duke kaluar në korsinë tjetër, ka rrëzuar edhe 4 pemë dhe është ndalur para një objekti në ndërtim.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe.