Korçë, makina përfundon në lumë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Nga Dorjan
Shkruar ne 15 Pri 2012 ora 1:54pm

KORCE- Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Korçë, teksa ktheheshin në shtëpi pas festimeve të Pashkës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor Korçë-Boboshticë, në vendin e quajtur kthesa e Ersekës.

Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se një automjet tip Golf me targë AA 922 CA është goditur nga prapa nga një mjet tjetër dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. 

Të njëjtat burime njoftojnë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Golf, Renaldo Beqiraj, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e Suela Memetllari dhe kunata e tij, Xhina Memetllari.

Dy të plagosurat u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident, 24-vjeçarin Martin Berlati.