Korcë, nëna i vdes gjatë lindjes, foshnja nuk pranohet në jetimore

Nga Dorjan
Shkruar ne 19 Mar 2012 ora 8:30pm

KORCË- Bebja e Erjola Dinoshi nuk pranohet në jetimore nën argumentin e problemeve mendore. Mjekët e spitalit rajonal kanë takuar edhe drejtues në këtë jetimore duke kërkuar edhe pranimin në këtë jetimore. 

“Fëmija pas lindjes që bëri në maternitetin e Korcës, nëna e saj pati probleme dhe vdiq. Nga ky moment iu kërkua shtëpisë së Befotrofit të Korcës që fëmija të merret, pasi i ati i fëmijës deponoi se nuk e merr. Nesër në mëngjes ky fëmijë të shkojë në jetimore, ligjërisht”,- deklaroi kryeinfermieri Mjallaq Kondo.

22-vjeçarja vdes gjatë lindjes, solli në jetë fëmijën e dytë
Erjola Dinoshi më 6 janar 2012 solli në jetë fëmijën e saj të dytë në Maternitetin e Korçës. Sipas mjekëve 22 vjecarja nga fshati Klocë i Korçës, ishte paraqitur në spital në gjendje normale të një lindjeje, por ka vdekur gjatë saj. Drejtuesit e spitalit të qytetit juglindor konfirmuan se Dinoshi pati një hemoragji cerebrale dhe humbi ndjenjat gjatë lindjes.