Korçë, sherr me thika, plagosen 2 emigrantë

Nga Dinejda
Shkruar ne 06 Apr 2012 ora 9:32am

KORCË- Sherr në lokal, plagosen dy emigrantë nga Puka të sapo kthyer nga Greqia. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës në një lokal në qendër të qytetit kur disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sipas policisë dy emigrantët ishin kthyer nga Greqia dhe prisnin një furgon për të udhëtuar drejt Pukës. Gjatë qëndrimit në lokal ata janë konfliktuar me të riun nga Korca Gentian Felaj, i cili sipas policisë ishte në gjendje të dehur.

Në sherr e sipër, 35-vjecari ka përdorur dhe thikën duke goditur dy emigrantët përkatësisht Preng Ndoji dhe Dritan Prenga, ky i fundit ne gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkohë që autori i ngjarjes është arrestuar nga forcat e policisë