Korrupsioni, prangoset shefi i krimeve në komisariatin nr 1, Tiranë

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Pri 2012 ora 3:58pm

TIRANË- Arrestohet shefi i krimeve në Komisariatin numër 1 në Tiranë Fatos Goxhaj. Shefi i krimeve akuzohet se ka përfituar para në këmbim të mbylljes së disa cështjeve kriminale. Operacioni për kapjen e tij u krye pak pas mesditës së sotme pas masës së arrestit të dhënë nga gjykata e Tiranës. 

Arrestimi i Goxhaj erdhi pas një hetimi disa mujor nga ana Shërbimit të Kontrollit tëe Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Goxhaj është hetuar për vitin që ka ushtruar detyrën si shef krimesh në Komsiariatin numër 1, nga fundi i vitit 2010 deri në prill të vitit 2012.

Tre dite më parë Goxhajt i ishte komunikuar masa e ndryshimit të postit, ndërkohë që pritej transefrimi i tij në Komisariatin e Përmetit. Goxhaj ushtronte detyrën e shefit të krimeve në Komisariatin numër 1 në Tiranë që prej vitit 2010.