Krim brenda familjes në Sarandë, 65-vjeçari vret gruan e më pas vetëvritet

Nga Dinejda
Shkruar ne 31 Maj 2012 ora 11:39am

SARANDE - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Sarandës. 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Thëllëza Leli, 57 vjeç, dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, në fshatin Berdenesh, rreth 4 km larg Sarandës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një sherr për motive banale.

Me të marrë njoftimin për ngjarjen e rëndë, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, ndërkohë që trupat e pajetë u dërguan në morgun e qytetit.