Kripa dhe duhani shkaktarët më të shpeshtë të vdekjes .

Nga Dinejda
Shkruar ne 21 Maj 2012 ora 3:52pm

BRAZIL- Kripa në ushqim shkakton tensionin e lartë të gjakut, ndërsa ai është shkaku kryesor i shumicës së vdekjeve në tërë botën. Mjekët në kongresin e nutricionistëve në Rio de Janeiro kanë thënë që rregullimi i sasisë së kripës në ushqim mund të parandalojë disa miliona vdekje të parakohshme nëpër tërë botën.

“Kripa dhe duhani përafërsisht janë të barabarta si shkaktarë të vdekjeve në botë”, pohon profesori i mjekësisë kardiovaskulare nga Londra, Graham MacGregor.

Kripa është përbërës i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit, por ne kemi nevojë për rreth 350 miligramë në ditë. Amerikanët, për shembull gjatë ditës konsumojnë rreth 3500 miligramë kripë. 

Shumica e kripës që e konsumojmë fshihet në ushqimin e përpunuar, ose tashmë të përgatitur. Për shembull, një qese çips përmban rreth 250 miligramë kripë, ndërsa në një konservë me perime ka rreth 1000 miligramë. Ushqimi i shpejtë mund të përmbajë madje deri 2000 miligramë kripë.

Nëse çdokush do të reduktonte konsumimin e kripës në ditë për 2000 miligramë, mund të parandalojmë 1,25 milionë vdekje nga sulmi në tru dhe tre milionë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare çdo vit, vetëm në Britani të Madhe. Nëse çdo amerikan do të reduktonte konsumin për 1200 miligramë në ditë, SHBA-ja do të kursente rreth 24 miliardë dollarë për shëndetësinë.

“Duke shtuar kripë, edhe ushqimi i lirë dhe i keq ka shije më të mirë. Nga kripa na merr etja, prandaj ajo është e rëndësishme për pijet industriale. Po ashtu, mishi nga kripa fryhet apo bymehet, prandaj prodhuesit shpesh e përdorin për t’i dhënë peshë copës së mishit me kualitet më të dobët”, tha MacGregor, i cili thekson që përdoruesit nuk mund të ndikojnë shumë në sasinë e kripës të cilën e konsumojnë në organizëm sepse thjesht – nuk dinë se ku gjendet.