Kriza në Greqi, vetëvritet shqiptari, baba i dy fëmijëve.

Nga Dinejda
Shkruar ne 05 Pri 2012 ora 11:55am

KRETE – Fund tragjik pati jeta e një shqiptari 38 vjeçar, baba i fëmijëve, i cili u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij në Lerapetra, për shkak të vështirësive financiare.

Shtetasi shqiptar, 38 vjeç kreu vetëvrasje në Ierapetra të Kretës, duke u hedhur nga ndertësa ku banonte.

Fqinjët dëgjuan britma në rrugë dhe panë 38 vjecarin të shtrirë në tokë, pa shenja jete dhe me lëndime të rënda në kokë. 

Forca të policisë dhe ambulancat nxituan në vendngjarje, por nuk iu mbeti gjë tjetër vecse ta conin trupin e pajetë në shërbimin mjeko-ligjor të autopsisë në Heraklion.

38 vjeçari ishte babai i 2 fëmijëve të cilët ndodheshin me nënën e tyre në Shqipëri.

Sipas njoftimeve, viktima përballej me probleme serioze financiare dhe ishte i papunë prej një kohe të gjatë.