Krujë, tentuan të vrisnin kushëririn, kapen vëllezërit.

Nga Dinejda
Shkruar ne 09 Maj 2012 ora 10:33am

KRUJE – Policia e Krujës dje, parandaloi një vrasje për motive pronësie, ndërsa vuri në pranga dy agresorët. Rreth orës 19:15, vëllezërit Arjan dhe Olsi Vogli nga fshati Bilaj i këtij rrethi tentuan që të vrisnin kushëririn e tyre, Pal Voglin, dhe djalin e këtij të fundit.

Banorët e zonës sapo kanë vënë re se vëllezërit i kishin zënë pritë të afërmit të tyre kanë sinjalizuar blutë, të cilët menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje. Policia ka neutralizuar dy agresorët, të cilët ishin të armatosur pushkë dhe automatik.

Pas sekuestrimit të armëve në cilësinë e provës materiale, Arjan e Olsi Vogli janë dërguar në dhomat e paraburgimit. Pritet që Gjykata të vendosë masën e arrestit ndaj tyre.