Kryetari Nazif Cungu prezantoi ofertën turistike të Ulqinit

Nga Dorjan
Shkruar ne 21 Pri 2012 ora 7:17pm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Zyrtarë nga Komuna e Ulqinit dhe hotelet kanë promovuar sot ofertën turistike Ulqini 2012. Ata kanë kërkuar nga turistët më besnik e që janë kosovarët që edhe sivjet në numër edhe më të madhe të pushojnë në plazhet e Ulqinit.
Nazif Cungu, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha se pikë synim kryesor është rikthimi i fuqisë së Komunës së Ulqinit që përsëri të dalim e para nga të gjitha komunat tjera të Malit të Zi, sidomos me turizëm siç ishim dikur dhe kjo kërkon punë e mund. Puna e parë është realizimi i Planit Urbanistik dhe atyre rregulluese e detale, e që për mbi njëzetë vjet nuk kemi pasur. Posa erdhëm në pushtet kemi nisur me realizimin e planit urbanistik.

Nazif Cungu, shtoi se për të rritur turizmin duhet shumë punë e mund. Për të tërhequr turistët nga Evropa Perëndimore, duhet të ndërtohen hotele të cilësisë së lartë nga 3, 4 e 5 yje e që nuk i kemi, por do ti bëjmë shpejt. Ne po kryejmë bazën urbanistike dhe pastaj investitorët mund të investojnë. Ka vila të mrekullueshme që mund të shfrytëzohen nga turistët.
“Ndërsa nga ana tjetër në mënyrë tradicionale turistët nga Kosova do të vizitojnë Ulqinin. Në bazë të hulumtimeve që kemi marr ky sezon turistike do të kemi edhe më shumë turistë nga Kosova sesa në të kaluarën. Popullit nga Kosova nuk kemi nevojë ti prezantojmë Ulqinin, sepse ata tashmë i njohin bukuritë dhe ofertat që kemi”, tha kryetar i Komunës të Ulqinit.
Nazif Cungu, shtoi se në rend të parë prioritet mbetet infrastruktura në Komunën e Ulqinit, e cila është lënë shumë anash dhe tash gjërat kanë nisur të ndryshojnë. “Ne po përmirësojmë infrastrukturën e rrugëve, trotuareve, gjelbërimit, pastërtisë dhe do ti realizojmë si është më së miri. Ku në bashkëpunim me Qeverinë qendrore, kemi nisur procedurat dhe në nivel të Komunës së Ulqinit për realizmin e projekteve madhore”, tha kryetari.
Ai tutje shton se do të ketë infrastrukturë shumë të mirë rrugore, ujë të pijshëm ku gjatë kësaj sezone nuk do të ketë mungese të ujit të pijes. Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nga kufiri i Shqipërisë apo Sukobinë – Katërkollë dhe ajo do të vazhdojë me zgjerim deri në Ulqin në faza faza. Ky aks më parë ka qenë shumë i ngushtë dhe i dëmtuar, ndërsa do të jetë e gjerë 6.5 metra dhe me trotuare, ndriçim e infrastrukturën tjetër përcjellëse moderne. Punimet e fazës së parë do të kryhen deri në hapje të sezonit turistik, ndërsa faza e dytë do të vazhdojë pas mbarimit të saj. Dhe tërë kjo arterie do të kryhet deri në Ulqin.
Plani i punës në një terren kaq të gjerë, sigurisht ka vështirësitë e tij teknike, por unë nuk mendoj që punë po kryhen. Ka një ecuri, e cila na bën optimistë që ta përfundojmë brenda afateve që ishin parashikuar me kontratë deri me 15 qershor. Tani ne flasim për hapjen për seksionin e parë, kurse faza e dytë parashihet të kryhet para afatit të parashikuar në kontratë, e cila parashihte që këto seksione të hapen më 2013.
Kryetari i Ulqinit tregoi se projekt tjetër është ura mbi Porto Milen, që financohet nga Qeveria në vlerë prej 14 milionë euro. Kjo ishte problematike dhe krijonte kolona të gjata dhe do të përfundoi deri në maj të këtij viti. Po ashtu si komunë kemi nisur me përgatitje të mëdha në të gjitha fushat sidomos në pastrimin e plazheve dhe tërë komunës. Ku kemi donacione nga Banka Botërore në vlerë prej 1 milionë euro me pajisje. Pastërtia në Ulqin do të jetë në nivelin më të kënaqshëm.
Nazif Cungu, shtoi se realizmi i planeve rregulluese është ajo pjesa më e vështirë dhe për këtë kemi të gjithë orientimin për zhvillim, ku po punojmë shumë. Së shpejti do të nisë ndërtimi i hotelit Jadran, Galeb, Mediteran që janë mbi Ranë apo tek plazhi i vogël. Po ashtu së afërmi nis rindërtimi i hotelit Lydo në kompleksin e Rivierës së Ulqinit në Shtoj te Zalli i Shtojit apo plazhi i madh, rindërtimi i hotelit Albatros.
“Janë shumë hotele që nuk janë funksionale dhe i kemi bërë të gjithë përgatitjet urbanistike që të gjithë investitorët ti kenë duart e lira për investime. Mendojë se investimet apo ndërtimet mund të nisin nga shtatori i këtij viti, ku edhe mund të nisin procedurat. Për të ndërtuar hotel me katër e pesë yje duhet kohë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe studimet për dy lokacione për investime në dy qendra turistike në Liqenin e Shasit në vlerë prej 150 milionë euro”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit.
Sipas tij investime do të ketë edhe në një fushë golfi me hotele e infrastrukturë moderne në vlerë prej 100 milionë euro. Disa investitorë ka disa vjet që kërkojnë leje, por nuk u është lejuar që të punojnë.
Ndërsa Minir Karamanaga, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se parim kryesor kanë promovimin e turizmit të Ulqinit si njërin nga burimet kryesore. Ne kemi nisur me përgatitjet më ta mira për sezonin turistik 2012 në shumë drejtime.
“Janë bërë dhe po vazhdojnë investimet dhe përmirësimet në infrastrukturën rrugore, në ujë të pijes. Vlen të theksohen investimet që po bëhen në rrugën nga pikë kalimi kufitar Sukobin deri në Ulqinin apo sivjet deri në Muriqan faza e parë e cila do të mbaroi deri në qershor dhe pastaj në shtator do të nisë faza e dytë”, tha Karamanaga. Sipas tij kjo ishte pika më e dobët e turistëve besnikë nga Kosova që kishin infrastrukturë jot ë mirë e cila tash do të jetë në nivelin ë duhur. Investime po bëhen edhe për furnizim me ujë të pijes dhe reduktimet sivjet do të jenë më minimale dhe nuk do të ketë problem sinë të kaluarën. Po ashtu janë marr masa adekuate për ngritjen e nivelit të pastërtisë. Risit edhe sivjet nuk do të ndalen, por ato do të ndodhin krahas kohës, do të ketë shumë evenimente kulturore, turistike e manifestime që kanë për karakter rekreacion për turistët.
“Ne po marrim pjesë në Panairin e Turizmit, që po mbahet në Prishtinë, ku qytetarët e Kosovës janë turistët më besnik të Ulqinit. Turistët nga Kosova edhe sivjet edhe në numër më të madh do të pushojnë në plazhet e Ulqinit”, tha Minir Karamanaga. Ai shtoi se po prezantojnë ofertën me sukses si një metropol të turizmit shqiptar. Drejtori i Organizatës së Turizmit të Ulqinit beson pa dyshim se kosovarët do të vijnë në numër edhe më të madh.
Muslim Llolla, pronar i hote Llolla dhe Florida, tregoi se kanë bërë përgatitjet adekuate për pritjen e turistëve konkretisht atyre nga Kosova. Sipas tij çmimet edhe sivjet do të jenë më të lira se në të kaluarën.
Xhemajl Bushati, drejtor i Hotel Albatrosit, tha se edhe sivjet hoteli tyre ka bërë investime serioze dhe sivjet kushtet do të jenë më të mira dhe më të lira. Edhe sivjet turistët nga Kosova do të vijnë sipas parashikimeve edhe ë numër më të madh. Çmimet do të jenë minimale.

Selajtin Xheloshi, menaxher në Hotelin Mediteran, tregoi se kanë bërë përgatitje dhe investime adekuate. Ai premton për turistët nga Kosova çmimet të lira dhe kushte të cilësisë së lartë. Pas përmirësimit dhe zgjerimit të rrugës nga Sukobina drejt Ulqinit turistë nga Kosova do të ketë në numër më të madh.