Kualifikimi i mësuesve, kreditet për çdo program.

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 7:05pm

Të gjithë mësuesit që dëshirojnë të marrin pjesë në atestim (kualifikim) duhet të paraqesin një portofol personal, i cili përmban: Curriculum Vitae, fotokopje të titujve shkencorë, fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja, fotokopje të dëshmive mbi Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe ndër të tjera edhe fotokopje të certifikatave me kredite. Gjithashtu, ata mësues që kanë certifikatë me kredite për TIK-un marrin pesë pikë shtesë. Atestimi (kualifikimi) do t’iu shërbejë mësuesve, të cilët kanë më tepër se 5 vite punë në këtë profesion për t’u kualifikuar. Sipas vendimit të Komisionit të Akreditimit të Programeve/Moduleve të trajnimit, mësuesit e interesuar për të marrë certifikata me kredite duhet të paraqiten vetëm pranë agjencisë trajnuese “Irisoft”, ndërkohë që “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë të krediteve që përmban secili modul i akredituar, si dhe kodet përkatëse të këtyre moduleve. Të drejtën e atestimit (kualifikit) e kanë të gjithë mësuesit që kanë nga 5-9 vite punë, të cilët mund të aplikojnë për shkallën e tretë të kualifikimit. Ata mësues që kanë nga 10-19 vite punë mund të aplikojnë për shkallën e dytë të kualifikimit, ndërsa vetëm ata që kanë mbi 20 vite mund të aplikojnë për shkallën e parë. Trajnimi i mësuesve është i lidhur me faktin që këta të fundit janë pjesë e institucioneve arsimore të të nxënit, ndërkohë që ky i fundit kërkon përsëritje të të menduarit, përvetësim të njohurive specifike rreth mjedisit, shëndetit dhe qytetarisë.

Mësimdhënia dhe nxënia. Aspekte metodologjike (6 module)
Metoda, teknika, strategji mësimore me në qendër nxënësin. M107 1
Plani vjetor lëndor i mësuesit. M108 1
Hartimi i testeve për kapitull dhe vlerësimi i nxënësve. M109 1
Hartimi i minitesteve për rendimentin e orës mësimore. M110 1
Zbatimi i metodave origjinale të nxënies në nivel personal M111 2
Menaxhimi i klasës. Koncepte, teknika, parime. M112 3
Bashkëveprimi prind-mësues në mësimdhënie dhe P219 0.5
Mësimnxënie. (1 modul)
Bashkëpunimi me prindërit e nxënësve. (1 modul) P220 1
Kurrikula. (7 module)
Programet lëndore në kurrikulën e gjimnazit. (Historia) K310 1
Programet lëndore në kurrikulën e gjimnazit. (Gjermanisht) K311 1
Programet lëndore në kurrikulën e gjimnazit. (Frëngjisht) K312 1
Programet lëndore në kurrikulën e gjimnazit. (Anglisht) K313 1
Administrimi i kurrikulës kombëtare. K314 3
Kurrikula e re e gjimnazit. K315 3
Mësimdhënia dhe nxënia. Aftësitë kurrikulare. K316 2
Edukimi për karrierë në arsimin bazë. (1 modul) K317 0.5
Mësimdhënia dhe nxënia. TIK në procesin mësimor. (14 module)
Përdorimi i pajisjeve DEMO në lidhje të ndryshme TIK439 1
Programi inxhinierik Autocad 2D. TIK440 1.5
Aftësimi i mësuesve në programin Autocad 3D TIK441 1.5
Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik në shkollë TIK442 1
Sistemi i operimit Windows 7. TIK443 1
Programi i avancuar i paketës Office. TIK444 2
Mënyra e ndërtimit dhe e konceptimit të programit LCDS TIK445 2
Përdorimi i programit të grafikës ADOBE PHOTOSHOP TIK446 1
Aftësimi i mësuesve në programin ADOBE ILUSTRATOR TIK447 1
Programi grafik dizajn Dreamwearever. TIK448 1
Aftësimi në programin për gjuhën C++ për shkollat e
mesme të përgjithshme dhe të profilizuara. TIK449 1
Bazat e informatikës. TIK450 1
Aplikacionet kryesore dhe aplikimet online. TIK451 2
Integrimi i teknologjisë brenda kurrikulës. TIK452 0.5
Komunikimi, etika dhe teknologjia. (1 modul) TIK466 3
Mësimdhënia dhe nxënia. Aftësitë krosskurrikulare. (3 module)
Aftësitë krosskurrikulare. A607 1
Të drejtat e fëmijëve. A608 1
Zgjidhja paqësore e konfliktit A609 1
Veprimtaritë jashtëshkollore. (1 modul) A610 0.5

Drejtimi dhe menaxhimi i institucionit arsimor. (7 module)
Teoritë kryesore dhe praktikat e drejtimit dhe D713 3
menaxhimit të institucionit.
Drejtuesi si lider i zhvillimit pedagogjik dhe D714 3
i menaxhimit të kurrikulës.
Legjislacioni për drejtimin dhe menaxhimin e D715 3
institucionit.
Planifikimi i zhvillimit të institucionit. D716 3
Hartimi i planit vjetor. D717 1
Drejtimi dhe menaxhimi i institucionit arsimor. D718 1
Drejtimi strategjik dhe vizioni për shkollën. D719 1
Dokumentacioni shkollor, ligje, urdhra, udhëzime, rregullore. (2 module)
Kritere për vlerësimin e teksteve shkollore. D720 2
Dokumentacioni shkollor,ligje, urdhra, udhëzime, D721 1 rregullore.
Dispozitat ligjore të prindërve dhe mësuesve.(1 modul)D722 0.5
Normat etike të sjelljes së mësuesve. (1 modul) E901 0.5