Kukës, goditi mjekun, ndalohet 32-vjeceri

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 11:15pm

KUKES- Është ndaluar sot në orët e paradites një 32 vjecar, banor i fshatit Shtiqën të rrethit të Kukësit, për akuzën e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës.

“Në orët e vona të natës së kaluar, shtetasi Ylli Murtati, 32 vjec, banor i fshatit Shtiqën, ka goditur dhe fyer mjekun Mark Nufi, 64, vjec në mjediset e urgjencës së spitalit”, tha zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut, Mirjan Hoxha. 

Sipas tij, menjëherë kanë ndërhyrë dëshmitare të rastit dhe punonjës të spitalit, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

Me ndërhyrjen e forcave të policisë është bërë e mundur edhe ndalimi i këtij shtetasi, ndërsa po hetohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, që në mjediset e spitalit të këtij qyteti thuajse nuk janë parë deri tani.