Kukës, kalimtari gjen municione luftarake pranë urës së Lishnicës.

Nga Dinejda
Shkruar ne 05 Pri 2012 ora 6:25pm

KUKËS- Një arsenal i tërë municionesh luftarake është gjetur në mënyrë të rastësishme nga një kalimtar në Kukës.

Mësohet municionet janë gjetur pranë urës së Lishnicës, në afërsi të liqenit të Fierzës.

Sipas të dhënave të policisë së Kukësit, janë gjetur 100 granata luftarake dhe 100 kapsolla detonatorë, të sekuestruara tashmë prej tyre.

Nuk bëhet me dije identiteti i personit që i ka gjetur, ndërkohë që policia po heton se kush mund t’i ketë fshehur municionet në afërsi të urës.