Kukës, mister zhdukja e gruas

Nga Dinejda
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 10:53am

Kukës – Ende asnjë gjurmë nga zhdukja e një gruaje paraditen e djeshme në qytetin e Kukësit.Hetimet kanë vazhduar, por s’dihet asgjë rreth fatit të Thëllënëza Rexhmatës, rreth 40-vjeçe. Kërkimet kanë vazhduar jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin nga ka ardhura familja Rexhmati.Përveç bluzës dhe një thike të përgjakur, nuk është gjetur gjurmë tjetër në banesën e gruas. Policia dyshohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë krim, por se gruaja mund të jetë larguar nga banesa. Për të hetuar ngjarjen, në Kukës kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës nga Tirana.Nëna e tre fëmijëve u zhduk paraditen e djeshme, teksa kur u kthye në banesë njëri prej fëmijëve nuk e gjeti atë duke dhënë alarmin e zhdukjes. Mësohet se nga banesa janë marrë edhe 3 milion lekë të vjetra. Policia nuk ka ende një version zyrtar për ngjarjen dhe askush nuk është i shoqëruar për t’u marrë në pyetje.