Kukësi përfshihet nga një stuhi e fortë ere

Nga Dorjan
Shkruar ne 01 Pri 2012 ora 8:08pm

KUKËS- Mëngjesi i sotëm në Kukës ka nisur me stuhi ere. Dhjetëra banesa e objekte kanë patur dëmtime për shkak të stuhisë, e cila shkaktoi re pluhuri në qytet.

Ndërkohë që për banorët lëvizja në këmbë ishte thuajse e pamundur për disa orë, derisa nisën reshjet e shiut.

Dëmtimet ka patur dhe në pemë, tabela orientuese të qytetit, koshat e mbeturinave.

Si pasojë e stuhisë ka patur dhe dëmtim të rrjetit elektrik në disa zona, ndërkohë që për disa orë nuk kanë funksionuar as linjat e internetit dhe kanalet televizive.