Kur të rritem dua të bëhem i madh si ti!

Nga Dorjan
Shkruar ne 16 Mar 2012 ora 6:37pm

Shputa e këmbës së tij është pak më e shkurtër se tërë këmba e tyre. Imagjinoni habinë e fëmijëve të një shkolle në Angli kur janë takuar me njeriun më të gjatë në botë, Sultan Kosen. 29-vjeçari turk la pa fjalë mësuesit dhe nxënësit kur për të bërë kosh i mjaftoi vetëm një zgjatje e lehtë e krahut. “Doja t’u tregoja fëmijëve që ëshë OK të jesh ndryshe”, shpjegoi Kosen. “Kjo eksperiencë e paharrueshme do të qëndrojë me ne gjatë gjithë jetës tonë”, tha një mesuese e cila e cilësoi djalin e ri turk si një gjigand jo vetëm në gjatësi por edhe përsa i përket sjelljes së tij të butë me fëmijët.