Kush jemi

Të gjithë ne jetojmë prej vitesh jashtë vendit tonë, madje shumë prej nesh janë shkolluar dhe kanë marrë kulturë të huaj.

Fëmijët tanë do të jenë fare pak të lidhur me vendlindjen dhe lidhjet do të zbehen derisa brezat e ardhshëm do të integrohen në një nënshtetësi të huaj.

Shqipëria kurrë nuk u shua, por atë që nuk e bënë shekujt mund ta bëjë gjendja e keqe ekonomike e cila na ka detyruar të lëmë vendin tonë në kërkim të një jetese më të mirë.

Mund të jemi të varfër, por duhet të jemi krenarë për historinë dhe kulturën e popullit tonë e cila mund të barazohet me atë të civilizimeve më të ndritura që ka patur historia mijëvjeçare e botës . Detyra e jonë është t’a ruajmë e t’a njohim trashëgiminë e pasur që na kanë lënë stërgjyshët tanë.

Teknologjia na jep mundësinë që të hyjmë nëpërmjet internetit në çdo familje shqiptare. Ta shfrytëzojmë pra këtë mundësi që të mbajmë gjallë shkëndijat e shpirtit të shqiptarit.

Po krijohet në internet një SHQIPËRI virtuale e cila do ti japë mundësi çdo shqiptari që t’i kalojë orët e tij të mallit në një ambjent krejtësisht shqiptar. Po ndërtohet një SHQIPËRI virtuale dhe projekti ynë është një ndër gurët e themelit të saj.

People.al është një faqe kulturore mbarëshqiptare, e cila ofron informacion të lirë për të gjithë, duke u munduar të sjellë midis artikujve të ndryshëm që herë pas here publikohen në seksionet e shumta të saj, intervista ekskluzive, personazhe të njohur dhe të panjohur shqiptarë që jetojnë jetën e tyre të përditëshme jashtë reflektorëve të mediave, të spektaklit, politikës apo popullaritetit:

Këta janë shqiptarët e tjerë, ata që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali dhe në të gjithë Botën, dhe me te cilët ne ndjehemi krenarë!

 

Duke ju uruar një kohë sa më të këndshme në faqet tona, ju ftojmë të na sugjeroni dhe vini në dijeni për shqiptarë të suksesshëm kudo qe jetoni. Do të jetë detyra jonë t’i kontaktojmë dhe ftojmë të tregojnë për jetën e tyre, në mënyrë që të gjithë ne të kuptojmë se shqiptarët janë ndryshe.

 

Ju faleminderit,

People.al