Laç, vdes gjyqtari, pësoi atak në zyrën e tij në Gjykatë.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Pri 2012 ora 2:43pm

LAC-Një gjyqtar u nda nga jeta sot paradite në qytetin e Lacit. Mësohet se gjyqtari Vesel Baku u gjet i pajetë në zyrën e tij në Gjykatën e Lacit. Nga të dhënat paraprake mësohet seVesel Baku humbi jetën nga një atak në zemër.

Pas ngjarjes së vdekjes së gjyqtarit, Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkoi sot në Gjykatën e Lacit. Ministri takoi gjyqtarë, prokurorë si dhe drejtorin e spitalit të Lacit. Në një njoftim për mediat Halimi tha se vdekja e gjyqtarit ndodhi për shkaqe natyrore.

“Ngjarja sipas mjekeve për shkaqe natyrore. Ngjarja shumë e trishtueshme për gjithë sistemin e drejtësise. Sistemi humbi gjyqtarin e mire, familja humbi burrin dhe babain shembullor”, tha Halimi që më pas u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë, Vesel Baku.