Land Rover-i përplas shtyllën, lëndohen lehtë 2 persona

Nga Dorjan
Shkruar ne 18 Mar 2012 ora 11:35pm

TIRANE-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Makina tip Land Rover Fuoristrade është përplasur me një shtylle në Laprakë. Si pasojë e përplasjes është rrëzuar shtylla, dhe janë plagosur lehtë dy personat që ndodheshin në automjet.
Shtylla e rënë në mes të rrugës ka bllokuar trafikun për pak minuta. Policia mbërriti në vendin e aksidentit dhe nisi hetimet për këtë rast.