Legalizimet, ndryshon kreu i ALUIZNI-t dhe për Tiranën.

Nga Dinejda
Shkruar ne 27 Mar 2012 ora 11:53am

TIRANË- Katër muaj pas shkarkimit të Ferdinand Shehut, Agjencia e Legalizimeve për Qarkun e Tiranës u
bë me kryetar të vetëm para disa javësh. Kreshnik Bozho u emërua me të drejta të plota funksioni ndërkohë që gjatë kësaj periudhe, detyrën e kishte ushtruar si i komanduar Albert Kaculi, i cili mbante njëkohësisht postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t. 

Kreshnik Bozho ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor (lejet, patentat, kolaudimi), gjatë të cilës janë kryer procese të konsiderueshme për zhvillimin e sektorit, duke nisur me koncesionin e kontrollit teknik të mjeteve, dhe së fundmi me informatizimin e shërbimeve.

Sa i takon drejtimit kryesor të agjencisë, prej më shumë se katër muajsh institucioni është përfshirë nga një konflikt i hapur ku fillimisht u njoftua shkarkimi i kreut të Tiranës dhe numrit dy të agjencisë, Ferdinand Shehu, pastaj rikthimi i tij.