Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Elbasan, epiqendra në Maqedoni

Nga Dinejda
Shkruar ne 07 Qer 2012 ora 4:58pm

TIRANË - Lëkundje sizmike janë ndier sot në Tiranë si dhe në afërsi të Elbasanit e Librazhd.

Sipas informacionit zyrtar nga Instituti Sizmiologjik, tërmeti ka rënë mesditën e sotme rreth orës 12:30, ndërkohë që epiqendra e tij ka qënë Maqedonia.

Tërmeti ka patur intensitet 3-4 ballë. Sipas Institutit Sizmiologjik nuk ka patur dëme materiale apo të lënduar në njerëz.