Lëngu i panxharit për tensionin

Nga Dinejda
Shkruar ne 15 Maj 2012 ora 6:40pm

LONDER-Shkencëtarët britanikë kanë konstatuar që konsumimi i lëngut të panxharit mund të ulë edhe tensionin sistolik dhe diastolik.

Në studimin e parë të anketuarit kanë pirë 100 ml, 250 ml ose 500 ml lëng panxhari, ndërsa tensioni i tyre është krahasuar me tensionin e personave që nuk kanë pirë lëng. Të gjithë të anketuarit janë përcjellë në një mjedis të kontrolluar gjatë tërë ditës. Tre orë pas pirjes së lëngut, tensioni sistolik ka rënë për 13 mmHg, ndërsa ai diastolik për 16,6 te meshkujt të cilët kanë konsumuar 100 ml lëng. Po ashtu, tensioni ka rënë 22, respektivisht 18 mmHg te personat që kanë pirë 500 ml lëng.

Në eksperimentin e dytë të anketuarit kanë ngrënë bukën me lëng të panxharit: ata që kanë ngrënë bukë me 100 ml lëng të panxharit të kuq kanë pasur 19 mmHg tension më të ulët diastolik dhe 24 mmHg më të vogël diastolik, ndërsa personat të cilat ngrënë bukën me sasinë e njëjtë të lëngut të panxharit të kuq kanë pasur 17 mmHg tension më të ulët diastolik dhe 23 mmHg tension më të ulët diastolik.

“Rezultatet e këtyre studimeve kanë treguar që tretja akute e lëngut të panxharit ka ulur tensionin e gjakut te personat që nuk kanë probleme me tension. Në bazë të rezultateve të eksperimentit me bukë, duket që nitratet dhe jo betalainet (që ia japin panxharit ngjyrën) luajnë rol në uljen e tensionit të gjakut”, ka shpjeguar Julie Lovegrove, udhëheqëse e studimit.

Ekspertët konsiderojnë se si për dobitë shëndetësore të panxharit është përgjegjës nitrati, në fakt kjo perime është minierë e vërtetë e nitrateve të cilat përmes tretjes shndërrohet në nitrite dhe absorbohen në lukth.

Kur nitritet hyjnë në qarkullim, te gjaku vjen deri te sinteza e oksidit nitrik – komponimit kyç për sistemin kardiovaskular i cili zgjeron enët e gjakut dhe në këtë mënyrë redukton tensionin.